Rekomandohet suspendimi i dy zyrtarëve policorë - njëri dyshohet se përdori amën në aheng, tjetri dyshohet për keqtrajtim - NACIONALE

Rekomandohet suspendimi i dy zyrtarëve policorë - njëri dyshohet se përdori amën në aheng, tjetri dyshohet për keqtrajtim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë, në dy raste të ndara, njëri rast në Gjakovë kurse rasti tjetër në Prishtinë.

Sipas njoftimit të IPK-së, njëri polic dyshohet se ka përdorur armën në një aheng familjar, ndërsa tjetri dyshohet se ka kryer veprën keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Lidhur me rastin e parë që raportohet të ketë ndodhur në Gjakovë në janar të këtij viti në një aheng familjar, hetuesit e IPK-së bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani, zyrtari policor është i dyshuar për dy vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre.”

“Në rastin e dytë hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. – thuhet në njoftim.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme