“Regres i demokracisë”: Miftaraj i ashpër me LVV-në pas shkarkimit të Kryetarit të Sindikatës së Minatorëve - NACIONALE

“Regres i demokracisë”: Miftaraj i ashpër me LVV-në pas shkarkimit të Kryetarit të Sindikatës së Minatorëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas largimit përkohësisht nga puna të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të minatorëve si dhe katër anëtarëve të kësaj sindikate, ka reaguar juristi Ehat Miftaraj, i cili u shpreh i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje, parti kjo dikur që ishte kampion i avokimit për të drejtat e punëtorve dhe organizimit sindikal.

Reagimi i Ehat Miftarajt:

Ndërmarrja Trepça largon përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë!

LVV në opozitë i vizitonte minatorët grevistë në miniera dhe i arsyetonte me të drejtë kërkesat e tyre.

LVV në pushtet në vitin 2023, largon nga puna krerët sindikal në shenjë hakmarrje pse minatoret kanë hyrë në grevë.

Taman parti e majtë, taman parti e "popullit dhe për popullin".

Çfarë regresi i demokracisë.

Lajme të ngjashme