“Regjimi u zhvesh": Kajtazi reagon pasi VV-ja pengoi raportimin e shefit të AKI-së në Komision
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas tentim pengimit të mbajtjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së nga deputetit i VV-së, Salih Zyba, ku do të raportonte shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.
Kajtazi ka thënë se pengimi i mbajtjes së mbledhjes tregon se pushteti e di që po ndodh përgjimi i gazetarëve.
“Regjimi u zhvesh.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Besoj se e pate se cfare ndodhi sot ne Komisionin per mbikeqyrjen e AKI-se, ku do te raportonte drejtori Petrit Ajeti.
Pushteti nuk lejoi mbajtjen e ketij komisioni ku do te diskutohej per pergjimin e paligjshem te gazetareve nga regjimi.
A e dini pse?
Sepse regjimi e di se kjo po ndodhe.
Sepse regjimi e di se eshte e kunderligjshme.
Sepse regjimi e di se tashme i kam zbuluar lakuriq.
Regjimi e konfirmoi paligjshmerine.
Regjimi u zhvesh.
Meqe u zhvesh, tash ka pune Prokuroria Speciale.