Refuzohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgimin e 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit të arrestuar - NACIONALE

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgimin e 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit të arrestuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit për 12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmenin Feim Pulaj të arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Kjo është konfirmuar nga Avokatët përmes një shkrimi në Facebook. “Lirihet Pronari i Lakeside - Z. Feim Pulaj, Gjykata Themelore në Prishtinë nuk Aprovonë kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit!” – thuhet në shkrim.

12 zyrtarët dhe biznesmeni janë arrestuar këtë të martë. Ata dyshohen për disa vepra penale.

Zyrtarët e ATK-së të arrestuar nën dyshimin për korrupsion janë: Masar Zejnullahu, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Avdil Jakupi, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Paqarizi, Vllaznim Krasniqi, Agim Rama, Xhemajl Hetica.

Lajme të ngjashme