Refuzimi i Kurtit ndaj Ramës, Ymeri: Sjellje skandaloze dhe fëmijërore
Visar Ymeri, analist i përhershëm në Debat Plus të RTV Dukagjinit, e ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ymeri e ka cilësuar si sjellje skandaloze e fëmijërore refuzimin e Kurtit.
“Sjellja e sotme e Albin Kurtit, përveç skandaloze është edhe fëmirore. Sot Edi Rama ka ardhur së paku formalisht me një rol tjetër, për Procesin e Berlinit… Erdhi në Kosovë, nuk e takoi kryeministrin. Takimet nuk do të thotë se pajtohesh. Mirëpo, kryeministri i Kosovës, ka qenë më i zëshmi pro Procesit të Berlinit, kundër Open Balkan. Tash nuk po e pret Ramën. Kë do ta pres prej Shqipërisë përpos Ramës?”, ka thënë ai, raporton RTV Dukagjini.