Reformat në drejtësi – çfarë thotë drafti i Raportit të Progresit për Vetingun? - NACIONALE

Reformat në drejtësi – çfarë thotë drafti i Raportit të Progresit për Vetingun?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë tashmë janë dorëzuar në Kuvend dosjet e Vetingut, që është vlerësuar një nga reformat më të mëdha në sistemin e drejtësisë.

Për këtë, Komisioni i Venecias nuk e ka përkrahur në plotëni reformën me ndryshime kushtetuese, por ka kërkuar që kjo të bëhet me mekanizmat aktual.

Njëjtë kërkohte edhe në draftin e Raportit të Progresit, të cilin e ka siguruar Evropa e Lirë.

Kosovës i sugjerohet që reformat në gjyqësor, t’i bëjë së pari duke përdorur mjetet ekzistuese për ruajtjen e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.

“Përkushtimi i Qeverisë që të implementojë në tërësi mendimin e Komisionit të Venecias për vetting-un e gjykatësve dhe prokurorëve, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, është i mirëpritur”, thuhet në draftin e raportit.

Raporti i plotë pritet të publikohet nesër.

Lajme të ngjashme