Referendumi i çvotimit të kryetarëve në veri, KQZ miraton raportin: Të drejtë vote mbi 46 mijë qytetarë
Në lidhje me referendumin për çvotimin e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe, Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratur raportin jopërfundimtar në bazë të cilës të drejtë (ç)votimi kanë 46 mijë e 248 votues, përkatësisht 1 mijë e 153 më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Siç raportoi “Ekonomia Online” numri i përgjithshëm i Qendrave të (Ç)Votimit është 44.
“Me qëllim të funksionalizimit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, janë caktuar Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së. Lidhur me këtë, në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për emërimin e rreth 20 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, por që mund të plotësohet gjatë ditëve në vazhdim. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (2023) KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së”, raportoi EO.