Redaktori i RTK-së reagon pasi Mustafë Muçaj “protestoi” live në edicionin festiv: Shpjegimi më i rëndë se vetë largimi
Redaktori i lajmeve të ditës, i cili dha dorëheqje nga puna e redaktorit të Lajmeve Qëndrore, kur në RTK u publikua një fake-neës i mar nga mediat e Bosnjës për të sulmuar mediat në Kosovë, Jeton Musliu, ka reaguar ndaj “protestës” që e bëri figura ikonike ekranit kosovarë Mustafë Muçaj.
Musliu, tek sa kujtoi kohën kur Muçaj lexonte lajmet e dukej “si një anëtar i familjes”, tha se më i rëndë se largimi i tij nga ekrani, ishte shpjegimi i tij.
E plotë
“Si fëmijë, e shihja teksa lexonte lajme. Se çfarë thoshte, nuk e kuptoja. Por çdo mbrëmje, dukej si anëtar i familjes. Kur u rrita për ta kuptuar se çfarë thoshte, RTP u mbyll.
Mungesa e TV-së si edhe e tij në ekran, ishte edhe një arsye më shumë për të jetuar në vitet e 90-ta, sikur me lakun në fyt. Kur u rishfaq në ekranin e RTSH-së, më dukej se rigjeta dikë të njohur që e kishim humbur vite me parë. E daljen e tij në ekranin e RTK-së, nuk do ta harroj asnjëherë. Madje ia pata thënë!
Jo që lexonte lajme, por dukej se këndonte. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do ta kem fatin të punoj me të. Vogëlsia ime me një ikonë të madhe te ekranit. E sonte, kjo ikonë na tha mirupafshim! Shpjegimin e dha mes emocionesh, në daljen e fundit në ekranin e RTK-së.
E shpjegimi, duket se është më i rëndë se vetë largimi!
Sidoqoftë, përgjatë viteve, pati mundësi të ketë poste ose respektin e publikut. Ai zgjodhi të dytën!
Të paktë janë të tillët! Prandaj, sot krejt çfarë mund të them është-Faleminderit Mustafë Muçaj!”
Çka tha Mustafë Muçaj
Spikeri i famshëm i Lajmeve Qendrore në RTK, Mustafë Muçaj, ishte i ftuar në studio për 25 vjetorin e RTK-së. Derisa po pritej një fjalë rasti e tij, në një ambient festiv, Muçaj siç duket pati plan tjetër.
Ai në Lajmet Qendrore tha: “Edhe unë karshi shikuesit i mbetem borxh t’u them se kronikën e transmetuar pak më parë dhe situatën boxhetore të Radio Televizionit të Kosovës si të them jo viktimë, por një “tepricë teknologjike”, karshi mos funksionimit për të pagu punën time karshi spiker i lajmeve, ju falënderoj shumë. Shpresoj që RTK të rikonsolidohet.”