Reçica i fton mërgimtarët të regjistrohen: Regjistrimi është i domosdoshëm për të ardhmen - NACIONALE

Reçica i fton mërgimtarët të regjistrohen: Regjistrimi është i domosdoshëm për të ardhmen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një video ku tregon për rëndësinë e këtij procesi.

Regjistrimi i popullsie është kyç për të ardhmen e shtetit tonë. Në këtë kuadër, regjistrimi i mërgatës është i domosdoshëm. Në mënyrë që të projektojmë periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare, duhet të dimë numrin potencial, shkollimin, orientimin dhe gjendjen socio-ekonomike të mërgatës”, ka thënë ai, duke shtuar se mërgata është pjesë pandashme e atdheut.

Lajme të ngjashme