Realizon Benzema, Real Madrid kalon në epërsi ndaj Celta Vigos
Real Madrid ka kaluar në epërsi pas vetëm 14 minutave në sfidën kundër Celta Vigos.
Ishte qendërsulmuesi Karim Benzema që realizoi nga pika e bardhë për t'i dhënë avantazhin "Galaktikëve".
Pas një aksioni të shpejtë, Tapia preku topin me dorë brenda zonës dhe VAR-i akordoi 11-metërsh të cilën e konkretizoi francezi.