Reagon Tomë Gashi: Kriminelët e sofistikuar pas 24 vitesh aktivitet kriminal, dogjën IML-në - NACIONALE

Reagon Tomë Gashi: Kriminelët e sofistikuar pas 24 vitesh aktivitet kriminal, dogjën IML-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka reaguar pas zjarrit në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kriminelët, pas një krimi i djegin veturat.

“Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, “zakonisht” e djegin Institutin e Mjekesise Ligjore - nese jo tere objektin, te pakten zyren e drejtorit.” – ka shkruar tutje ai.

Sipas tij, kjo situatë është shumë shqetësuese.

Postimi i plotë:

Kriminelet ordinere, pas nje krimi, zakonisht i djegin makinat.

Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, “zakonisht” e djegin Institutin e Mjekesise Ligjore - nese jo tere objektin, te pakten zyren e drejtorit.

Ne nje shtet serioz, dikush do te duhej te ishte shume, shume, shume i shqetesuar - e jo vetem ‘i shqetesuar’.

Te paditur thone jane djegur vec disa letra - krimi nuk ka brina!

Lajme të ngjashme