"Dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajon", Osmani mirëpret sanksionimin e Vulinit nga ShBA-ja - NACIONALE

"Dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajon", Osmani mirëpret sanksionimin e Vulinit nga ShBA-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar në Twitter pas vendimit të ShBA-ve për të sanksionuar Aleksandër Vulinin, drejtorit e BIA-s serbe.

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur këtë veprim amerikan, duke deklaruar se së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë që sjellin keqardhje.

"Vulin dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë. Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu stabilitetin regjional. Përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës", - ka shkruar Osmani.

Kontekst:

Sipas njoftimit të publikuar sot nga Departmenti i Thesarit, arsyeja është se Vullin është angazhuar në marrëveshje korruptive që “shtynin përpara agjendat e veta politike apo interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”

Më tej, Vullin akuzohet se përmes këtyre veirpimeve kishte lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në Serbi dhe në rajon.

“Thesari nuk do të hezitojë të shënjestrojë akterë që abuzojnë pozicionet e tyre për përfitime personale ndërsa minojnë qeverisjen demokratike dhe efektive në Ballkanin Perëndimor,” – tha Nënsekretari i Thesarit, z. Brian E. Nelson.

“Veprimet e sotme e bëjnë përgjegjës Aleksandër Vulinin për veprimet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon.”

Lajme të ngjashme