Reagon Nagavci për rastet e plagjiaturës në UP: Mirëpres shqyrtimet nga Këshilli i Etikës
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka reaguan me shqetësim për rastet e fundit të plagjiaturës, të raportuara brenda organeve të Universitetit të Prishtinës nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.
Për më tepër Nagavci, pohoi së vlerëson pozitivisht trajtimin që Këshilli i Etikës po i jep këtyre rasteve.
"Mirëpres shqyrtimin e rasteve nga Këshilli i Etikës të UP, por konsideroj se masat e shqiptuara të pezullimit nga mentorimi i punimeve të diplomës nuk janë adekuate, sepse nuk shpërfaqin gjykimin shoqëror në raport me praktikat e tilla brenda komunitetit akademik dhe nuk i dekurajojnë ato", shtoi ajo më tutje.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: