Reagon ministri Krasniqi: Sulmi ndaj Muhaxherit akt i ulët, drejtësia të vihet sa më shpejtë në vend
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sulmi ndaj Muhaxherit është akt i ulët dhe i papranueshëm.
Tutje, ai ka kërkuar që drejtësia të vihet sa më shpejt në vend.
“Sulmi ndaj Kryetarit Gazmend Muhaxheri, është akt i ulët dhe i papranueshëm. Drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen.” – ka shkruar Krasniqi.