Reagon kryetari i PDAK-së: Zoti të marroftë o ministër Peci, a ki shpirt e zemër
Qazim Rrahmani, kryetar i Partisë Demokratike të Ashkalinjëve të Kosovës, ka reaguar pas video së shpërndarë ku një vajzë e mitur e komuniteteve pakicë shihet duke u larguar me dhunë nga një lokal, derisa paraprakisht kërkoi lëmoshë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo video tregon racizmin, diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë.
“Kjo video tregon racizmin, diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë shtetit . Në sy të një Mnistri shtetit të veprohet me një vaglueshe kështu kjo është turpi i dynjasë. O Ministër nëse nuk ke pasur vullnet me i ndihmu kësaj vogëlushe së paku ke mundur me thanë kamerierit sillu pak ma qetë, kërkoj nga deputetët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjipjan që janë pjesë e Qeverisë Kurti kërkoni dorëheqjen e këtij Ministri racistë e injorantë”, ka shkruar ai.
Kryetari i PDAK-së i ka thënë ministrit Peci, zoti të marroftë.
“Zoti të marroftë o ministër Peci. A ki fëmijë more burrë a ki shpirt e zemër. O mjerë ne çfarë deputet të komuniteteve kemi, se ky për këtë sjellje kishte shkuar shpi”, ka përfunduar Rrahmani.
