Reagon edhe Halimi e LDK-së, i përmend pushtetit autostradën e Gjilanit dhe çerdhet në Podujevë - NACIONALE

Reagon edhe Halimi e LDK-së, i përmend pushtetit autostradën e Gjilanit dhe çerdhet në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se nuk është i rastësishëm mobilizimi sulmues ndaj LDK-së, si nga pushteti ashtu edhe nismat opozitare.

Halimi ka thënë se propagandave po i bije fundit, duke shtuar se Kosova meriton më mirë, realitetet fiktive do të mbijetojnë vetëm në mendjet populliste që me propagandë i kundërvihen realitetit të baltës, sikurse është rasti me autostradën e Gjilanit që sipas tyre është kryer vitin e kaluar.

Postimi i plotë:

Frika ndër të tjera definohet dhe ka një rol kyç në përgatitjen e organizmave për të reaguar ndaj rrezikut. Nuk është i rastësishëm mobilizimi sulmues ndaj LDK-së, si nga pushteti ashtu edhe nismat opozitare; është veçse frikë nga "Rruga e Re", që tanimë ka trasuar orientimin me qytetarët që e duan një Kosovë, përtej realiteteve fiktive paralele të krijuar nga ky pushtet.

Propagandave po i vije fundi! Kosova meriton më mirë, realitetet fiktive do të mbijetojnë vetëm në mendjet populliste që me propagandë i kundërvihen realitetit të baltës, sikurse është rasti me autostradën e Gjilanit që sipas tyre është kryer vitin e kaluar; apo me çerdhen imagjinare në Podujevë që është "në ndërtim e sipër"!

Lajme të ngjashme