Reagon edhe AKB: Pa prodhim vendor nuk ka ekonomi të qëndrueshme, ka vetëm varësi
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur një konferencë për media lidhur me mbylljen e qumshtorës “Vita”, ku u tha se produktet vedore nuk mund të zevendësohen me marka të huaja, sepse kjo do të totë zhvendosje të vlerës ekonomike nga Kosova drejt tregjeve të jashtme.
Kryetari i AKB, Agim Shahini, në një konferencë për shtyp tha se bizneset në Kosovë duhet t’i nënshtrohët kontrollit dhe mbikëqyrjes nga institucionet kompetente sipas ligjeve në fuqi.
Megjithatë, shtoi se këto kontrolle duhet të realizohen në mënyrë profesionale, të paanshme, transparente dhe proporcionale, duke respektuar procedurat ligjore dhe duke trajtuar të gjithë bizneset në mënyrë të barabartë, pa krijuar perceptimin e presionit selektiv apo ndikimit të interesave politike ose ekonomike.
Ne kërkojmë:
Rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve që prekin industrinë e qumështit;
Mbrojtje institucionale të prodhimit vendor;
Transparencë të plotë në vendimmarrje;
Ndërprerje të çdo praktike që krijon pabarazi midis prodhimit vendor dhe importit.
Kosova nuk mund të ndërtojë ekonomi të fortë duke dobësuar sektorët e saj strategjikë. Industria e qumështit është një prej tyre.
Aleanca Kosovare e Bizneseve do të vazhdojë të jetë zëri i fuqishëm i prodhuesve vendorë dhe i ekonomisë kombëtare.
“Pa prodhim vendor nuk ka ekonomi të qëndrueshme – ka vetëm varësi.”