Reagon aktivisti i VV-së që u bë zv.ministër: Pozitën e mori në përvjetorin e bashkëpunimit të parë me Kurtin
Arbër Vokrri, i cili u emërua zëvendësministër në Qeverinë Kurti II, thotë se është nder për të që t’i shërbejë vendit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, zëvendësministri i MAPL-së tha se është i familjarizuar me organizimin shtetëror, përmes mandateve që ka fituar në zgjedhje lokale.
“Do të jetë nder për mua që t'i shërbej vendit tonë edhe më sistematikisht në këtë sferë të rëndësishme të organizimit shtetnor e me të cilën jam i familjarizuar përmes mandateve të fituara dhe ushtruara pas dy palë zgjedhjeve të fundit lokale”, ka shkruar ai.
Mes tjerash, zëvendësministri Vokrri shtoi se pozitën e mori në 25 vjetorin e bashkëpunimit të parë politik me kryeministrin Albin Kurti, atëherë lider studentor.
“Kjo datë koincidon me 25 vjetorin e bashkëpunimit të parë politik me Kryeministrin e tashëm - liderin studentor të atëhershëm. Ndihem i privilegjuar që të jem pjesë e një kabineti qeveritar me mbështetje kaq të gjerë popullore dhe njëkohësisht jam i vetëdijshëm për pritshmërinë poashtu të lartë të qytetarëve për një qeverisje efikase. Andaj ju siguroj që sikur deri më tani, edhe tash e tutje do të jem i hapur për sygjerimet, këshillat dhe kritikat tuaja”, tha ai.
Postimi i plotë i zëvendësministrit të Qeverisë Kurti II:
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, sot më emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Do të jetë nder për mua që t'i shërbej vendit tonë edhe më sistematikisht në këtë sferë të rëndësishme të organizimit shtetnor e me të cilën jam i familjarizuar përmes mandateve të fituara dhe ushtruara pas dy palë zgjedhjeve të fundit lokale.
Kjo datë koincidon me 25 vjetorin e bashkëpunimit të parë politik me Kryeministrin e tashëm - liderin studentor të atëhershëm. Ndihem i privilegjuar që të jem pjesë e një kabineti qeveritar me mbështetje kaq të gjerë popullore dhe njëkohësisht jam i vetëdijshëm për pritshmërinë poashtu të lartë të qytetarëve për një qeverisje efikase. Andaj ju siguroj që sikur deri më tani, edhe tash e tutje do të jem i hapur për sygjerimet, këshillat dhe kritikat tuaja.
Përultësisht,
A.