Reagon Adriatik Kelmendi: Pak po ia bëni këtij populli, çka e meriton - NACIONALE

Reagon Adriatik Kelmendi: Pak po ia bëni këtij populli, çka e meriton

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi kompania e themeluar nga Luan Dalipi, është në proces të lincesimit për tregti të rrymës.

Postimi:

O, pak po ia bëni këtij populli, çka e meriton!

Vëllau i Albinit diçka i lidhur me shitje të rrymës.

Vëllau i shefit të stafit të Albinit me kompani për shitje të rrymës.

Ambasadori i Albinit në Kroaci tregtar i rrymës.

Besnik Bislimi i Albinit në WhatsApp me Dejonën e Albinit menaxhojnë me rrymën.

Këshilltarë të tjerë të Albinit në biznes të rrymës.

Kompani të reja “fantome”, si kjo NOA, e regjistruar në kohën e Albinit, me qindra milionë qarkullim me shitblerje të rrymës.

Ish-drejtori i KEK-ut, anëtar i Vetëvendosjes! së Albinit, i akuzuar për keqpërdorime milionëshe.

Qindra militantë të Albinit të punësuar në konkurse të KEK-ut.

Kurrë më shumë se në kohën e Albinit nuk është shtrenjtuar rryma në Kosovë.

Kurrë më shumë se në kohën e Albinit nuk ka pasur blerje të rrymës nga jashtë.

Kurrë asnjë llogaridhënie në kohën e Albinit për fitimet e “oligarkëve turq” të KEDS/Kesco.

Etj. etj. etj.

A bash po kujtoni që krejt këto rastësisht po ndodhin a?! Në kohë të Albinit?!

A krejt ky siklet për t’i futur 1300 kompani në blerje të rrymës 4-5 fish më shtrenjtë sesa është megavati sot në Francë, Austri e Gjermani?!

A bash kaq naivë jemi a?!

Atëherë pak po na e bën!

Durojmë!

Lajme të ngjashme