Reagon Abazi: Tre vite pas dhe nuk është përfunduar asnjë punë dhe asnjë rrugë rajonale
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka kritikuar Qeverinë Kosovës, duke thënë se edhe pas tre viteve nuk është përfunduar asnjë punë dhe asnjë rrugë rajonale.
Abazi ka përmendur disa nga rrugët e pakryera, si Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Klinë etj.
Ai gjithashtu ka thënë se mbi 80 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve me fatalitet gjatë 2023.
“Tre vite pas dhe nuk është përfunduar asnjë punë, asnjë rrugë rajonale:
Prishtinë- Gjilan, e pakryer
Prishtinë - Podujevë e pakryer
Prishtinë - Mitrovicë, e pakryer
Prishtinë - Kilinë, e pakryer
Prishtinë- Lipjan- Shtime- copë më copë
Klinë- Gjakovë, e pakryer
Ferizaj- Gjilan- copë copë
Mbi 80 të vdekur në aksidente me fatalitet gjatë vitit 2023.
Korrupcion masiv në marrjen e patent shoferëve!” – ka shkruar Abazi.