Raundi i ri i dialogut, ish-kryenegociatori: Mbase për herë të parë mund të ketë ndonjë zhvillim - NACIONALE

Raundi i ri i dialogut, ish-kryenegociatori: Mbase për herë të parë mund të ketë ndonjë zhvillim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, ka komentuar raundin e ri të dialogut Kosovë – Serbia, i cili do të mbahet sot në Bruksel ndërmjet dy kryenegociatorve.

Ai ka bërë me dije se ky takim po mbahet në kohën kur BE-ja ka ndarë fondin e rritjes për vendet e Ballkanit.

Arifi ka bërë me dije se në këtë raund mund të këtë zhvillime të reja.

“Që të dy palët rrezikojnë që të marrin titullin e palës destruktive dhe ta rrezikojnë statusin e përfituesit të fondeve. Mbase për herë të parë mund të ketë ndonjë zhvillim i cili ringjall prospektet e angazhimit serioz në këtë proces”, ka thënë Arifi për gazetën Blic.

Ai ka treguar pse ky takim mund të jetë ndryshe nga takimet paraprake që nuk kanë sjell asnjë rezultat.

“Takimi i nesërm do të jetë më ndryshe nga takimet e mëparshme ku lehtë ka qenë të prognozohej se asgjë nuk do të ketë dhe faktikisht asnjë takim i tyre nuk solli asnjë rezultat. Ky takim po bëhet në kohën ku BE ka futur fondin e rritjes në tavolinë nga i cili që të dy palët presin fonde astronomike nga BE. Kosova për tri vjet pritet që të marrë €880 milionë, kurse Serbia dyfishin e kësaj shume”, është shprehur Arifi.

Lajme të ngjashme