Ratifikohet marrëveshja e parë ndërkombëtarë në legjislaturën e dhjetë - NACIONALE

Ratifikohet marrëveshja e parë ndërkombëtarë në legjislaturën e dhjetë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Është ratifikuar marrëveshja e parë ndërkombëtare në legjislaturën e dhjetë.

Me 104 vota për, asnjë kundër dhe 5 abstenime Kuvendi e ka ratifikuar Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Kjo marrëveshje para deputetëve është prezantuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se miratimin e kësaj marrëveshje Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro.

Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro, i cili mund të them se është alokimi më i lartë në raport me bruto produktin vendor nga të gjitha shtetet, pa është rreth 8% e bruto produktit vendor që i është alokuar Kosovës. Kjo mbështetje financiare vjen në formën 1/3 si grant, ndërsa pjesa tjetër në formë të kredisë. Në këtë aspekt janë dy marrëveshje në kuadër të Planit të Rritjes dhe më pas në një pikë tjetër do të kemi edhe ratifikimin e kredisë”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme