Rasti “Stenta”: Gjykata liron nga akuza gjashtë persona
Gjykata Themelore në Prishtinë liron nga akuza gjashtë mjekë në rastin "Stenda 2".
Mjekët E.M, F.S, F.S, M.G, M.A, N.Z, akuzoheshin për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrat dhe marrje ryshfeti.
“Të akuzuarit E.M, N.Z, F.S, F.S, M.G dhe M.A konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3të Kodit të Procedurës Penale, lirohen nga akuza për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe Marrje e ryshfetit.”
“Gjyaka konstaton se në kuptim të nenit 363 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar, andaj gjykata të njëjtit i liroj nga akuza.” – thuhet në njoftim.
Në rasti “Stenta 2” ishin të përfshirë 45 persona, por shkaqet shëndetsore e benë që procedura për këta të akuzuar të veçohet. 36 të akuzuar të tjerë u liruan nga akuza në shtator të vitit të kaluar.
Ndaj dy personave aktakuza u pushua për shkak se humbën jetën, ndërsa një tjetër u lirua nga akuza në dhjetor të 2023-tës.