Rasti në Podujevë, policia jep detaje të reja: Janë plagosur 4 persona, njeri prej tyre kalimtar i rastit - NACIONALE

Rasti në Podujevë, policia jep detaje të reja: Janë plagosur 4 persona, njeri prej tyre kalimtar i rastit

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, Basri Shabani, ka dhënë detaje të reja për rastin e sotëm në Podujevë, ku janë plagosur katër persona.

Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se tre nga të plagosur kanë qenë të përfshirë në konflikt, kurse i katërti është kalimtar i rastit.

Sot rreth orës 14:00, stacioni policor i Podujevës ka marrë informacion se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante i janë përgjigjur dhe kanë dal në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, janë të plagosur katër persona, tre prej të cilëve të përfshirë drejtpërdrejtë në incident dhe një kalimtar i rastit që për fat të mirë ka lëndime të lehta trupore”, ka thënë Shabani.

Ai ka thënë se për motin nuk mund të thojnë asgjë sigurt, por që dyshohet se janë probleme familjare.

Për motivin nuk mund të them asgjë sigurt sepse jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve, po sa të kuptojmë motivin do të iu njoftojmë. Në informacionet që i kemi dhe bazuar në ingjizimet që i kemi nxjerr nga vendi i ngajres, të tre personat kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë dhe janë të lënduar dhe po trajtohen në QKUK në Prishtinë. Po kanë lidhje familjare dhe problemet janë familjare dhe ky mund të jetë motivi, por saktësisht nuk mund të themi ende asgjë”, ka thënë Shabani.

Lajme të ngjashme