Rasti i vdekjes së punëtorit në Pejë: Arrestohet një person, dyshohet për manipulim me prova - NACIONALE

Rasti i vdekjes së punëtorit në Pejë: Arrestohet një person, dyshohet për manipulim me prova

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në fshatin Gllaviqicë të Pejës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 29 prill 2026, ndërsa arrestimi është bërë sot, pas veprimeve intensive hetimore të zhvilluara në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Arrestimi është kryer nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj një familjari të të pandehurit po ndërmerren veprime hetimore për veprën penale që lidhet me dëmtimin ose heqjen e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.

Lajme të ngjashme