Rasti i “Albkings”, ngritet aktakuzë ndaj tre personave - NACIONALE

Rasti i “Albkings”, ngritet aktakuzë ndaj tre personave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për rastin e njohur gjerësisht si “Albkings”.

Në njoftim theksohet se aktakuza është ngritur ndaj tre personave.

Tutje, prokuroria ka treguar edhe për çka akuzohen këta tre persona.

“Aktakuza është ngritur kundër të pandehurve F.P., E.N. dhe E.S. Kundër të pandehurve rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje” nga neni 277/H, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Ligjit Nr. 08/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe lidhur me nenet 31 dhe 77 të KPRK-së, “Shantazhi” nga neni 329, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 i KPRK-së dhe “Shtrëngimi” nga neni 192, paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme