Rasti i 11 vjeçares - Shkarkohen edhe dy drejtorë të Policisë - NACIONALE

Rasti i 11 vjeçares - Shkarkohen edhe dy drejtorë të Policisë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Pas dorëheqjes se Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, edhe dy drejtor të tjerë të rajonit të Prishtinës janë shkarkuar nga detyra, për shkak të rastit të dhunimit të 11 vjeçares, nga 5 persona.

Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë Rajonale të Prishtinës Fahredin Verbovci e drejtori për Operativë Rajonale të Prishtinës, Shkëlzen Xhafa.

Kështu bëri të ditur kryeministri Kurti me anë të një statusi të tij në Facebook.

“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje”, shkroi kreu i ekzekutivit në Facebook.

Kurti tutje ka kërkuar përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësor e Prokurorial lidhur me rastin e 11-vjeçares, duke thënë se “ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?”. Shkroi Kurti.

Përndryshe, Kurti pati akuza të forta për Këhsillin Prokurorial të Kosovës e atë Gjyqësor, të cilët nuk morën asnjë përgjegjësi për rastin në fjalë.

Kujtojmë se përgjegjësi nga shoqëria civile e protesutesit e 8 gushtit, u kërkua edhe nga ministri Sveçla, por të gjitha këto munguan.

Lajme të ngjashme