Rasti Banjska, të akuzuarit sillen në gjykatë me masa të rrepta siguria
Nën masa të rrepta sigurie janë dërguar Gjykatën Themelore në Prishtinë tre akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq në sallë të gjyqit janë sjell duke u përcjell me forca të shumta policore.
Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.
Nga ky sulm ka vdekur rreshteri Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.