Rast i tmerrshëm: Një i dyshuar e përcjell shtetasen e huaj në Prishtinë, hip në ashensor dhe e prek në pjesët intime
Një shtetase e huaj ka raportuar në Polici se është përcjellur nga një person deri te banesa e saj. I njëjti më pas ka hipur në ashensor bashkë me viktimën, dhe e ka prekur në pjesët intime.
Njoftimi i Policisë:
Prishtine 27.02.2024, 09:35. Viktima femër shtetase e huaj , ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në banesën e saj , një i dyshuar i pa njohur fillimisht e ka përcjellur e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimen dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishje). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore.