Rashiti i PDK-së: Kurti i ka humbur 9 mijë vota në Gjilan, po aq vota do ta dënojnë kryetarin aktual në zgjedhje komunale - NACIONALE

Rashiti i PDK-së: Kurti i ka humbur 9 mijë vota në Gjilan, po aq vota do ta dënojnë kryetarin aktual në zgjedhje komunale

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka akuzuar kryetarin aktual, Alban Hyseni, për dështim në qeverisjen katërvjeçare të komunës.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Rashiti tha se performanca e Hysenit ka zhgënjyer qytetarët, gjë që sipas tij shihet edhe në rënien e mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë.

“Ne sot bazën fillestare e kemi 8 mijë e 800 vota dhe jam i bindur se do të ketë rritje. Në zgjedhjet nacionale u pa qartë se Vetëvendosja apo kryeministri kanë humbur 9 mijë vota në Gjilan. Mendoj se në zgjedhjet lokale, po aq vota do ta dënojnë kryetarin aktual sepse ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes”, u shpreh Rashiti.

Lajme të ngjashme