Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja - NACIONALE

Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, theksoi se kompromiset janë të pashmangshme dhe se askush nuk dëshiron zgjedhje të reja.

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, deklaroi se padyshim do të ketë kompromise lidhur me kandidatët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Në këtë moment, asnjë partie politike nuk i konvenojnë tensionet, madje as debatet për zgjedhje të reja. Mendoj se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet dhe partitë politike e dinë mirë këtë. Politikanët më me përvojë e kuptojnë se në këtë rast duhet të bisedojmë për kandidatët. Është e nevojshme të merret përgjegjësia dhe të jemi në Kuvend për ta përfunduar këtë proces”, tha Rashiq për RTK2.

Lajme të ngjashme