Raporton Policia, ndodh vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova" - NACIONALE

Raporton Policia, ndodh vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e hershme të mengjesit ka ndodhur një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Nacionalen ka thënë se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe t'i respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Sot, në orët e mëngjesit në kilometrin e 38-të, të autostradës “Ibrahim Rugova”, është raportuar se ka ndodhur një vetaksident. Njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marrur me rastin. Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ken kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet” – tha Kelani.

Lajme të ngjashme