Raportohet se Ukraina ka sulmuar një bazë ajrore ruse në Krime - NACIONALE

Raportohet se Ukraina ka sulmuar një bazë ajrore ruse në Krime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në rrjete sociale po qarkullojnë me të madhe video në të cilat dëgjohen shpërthime të fuqishme e shihet tym i madh duke u ngritur në qiell nga drejtimi i një baze ajrore ruse në pjesën perëndimore të Krimesë.

Tre dëshmitarë i thanë agjencisë “Reuters” se kanë dëgjuar shpërthime të mëdha dhe kanë parë tym të zi duke dalë nga baza ajrore në Novofedorivka të martën.

Videot nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur, por thuhet se u bënë pas të paktën 12 shpërthimeve, që ndodhën brenda një minute.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë shumë autoambulanca duke shkuar drejt vendit të ngjarjes, raporton "Kyiv Post", transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme