Raportohet se u shpërblyen nga ministria e Hysen Durmishit edhe familjarët e shokut të ngushtë të tij - NACIONALE

Raportohet se u shpërblyen nga ministria e Hysen Durmishit edhe familjarët e shokut të ngushtë të tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas portalit Insajderi, dy kompani të familjarëve të (sic) “shokut të ngushtë” të zëvendësministrit Hysen Durmishi janë shpërblyer me tender nga ministria në të cilën ky i fundit shërben si zëvendësministër.

Bëhet fjalë për Bujar Shabanin dhe familjarët e tij që portali pretendon të jenë pronarë të kompanisë “Kosova Asfalt” dhe “Dio Bes ShPK”.

Këto kompani kanë marrë “hise të tenderit të madh për mirëmbajtje verore e dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonal”.

Durmishi e ka pranuar se me pronarin e kompanisë “Bageri”, Bujarin, ka shoqëri prej vitit të largët 2001.

“Kompania “Kosova Asfalt”, që në ARBK figuron se është në pronësi të Valdrin Shabanit, djalit të Bujar Shabanit, ka fituar në këtë tender lotin Prishtina 3.”

Arikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme