Raportohet se ShBA-ja e ka shpëtuar njërin nga dy pilotët e aeroplanit të rrëzuar në Iran - NACIONALE

Raportohet se ShBA-ja e ka shpëtuar njërin nga dy pilotët e aeroplanit të rrëzuar në Iran

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Forcat amerikane e kanë shpëtuar njërin nga anëtarët e ekuipazhit të një aeroplani luftarak amerikan që është rrëzuar në Iran, sipas tri burimeve të afërta me çështjen.

Dy nga burimet thanë se piloti është gjallë, në duart e amerikanëve dhe duke marrë trajtim mjekësor, raporton televizioni CNN.

Nuk ishte e qartë se cila ishte gjendja e anëtarit tjetër të ekuipazhit.

Burimet thanë se operacionet e kërkim-shpëtimit ishin duke vazhduar, pasi një aeroplan i tipit F-15E u rrëzua mbi Iran.

Lajme të ngjashme