Raportohet se Policia ka arrestuar një serb në Leposaviq, publikoi foto me armë - NACIONALE

Raportohet se Policia ka arrestuar një serb në Leposaviq, publikoi foto me armë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar sot një serb në Bistricë, pasi ka publikuar një fotografi me armë në rrjete social.

Siç shkruan “Kossev”, lajmi raportohet të jetë konfirmuar nga zëdhënësi Veton Elshani, derisa ende nuk dihet nëse arma është në posedim të tij.

Në shtëpinë e tij në Leposaviq, është duke u kryer një kërkim, kjo për të gjetur armën nga fotografia.” – ka thënë ai.

Pas kësaj, do të dihet se çfarë do të ndodhë me rastin, sipas këtij mediumi.

Lajme të ngjashme