Raportohet se një zyrtar i MPB-së është kapur me 18kg drogë në kufi me Serbinë
Jozyrtarisht po raportohet se Drilon Berbati, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është arrestuar në kufi me Serbinë.
Kjo pasi atij i janë gjetur rreth 18 kilogramë drogë të tipit marihuanë. Fillimisht për rastin ka raportuar Sinjali.
Edhe disa burime të ndryshme ia kanë konfirmuar Nacionale se bëhet fjalë për Berbatin.
Berbati shërben si zyrtar administrativ në Agjencinë për Regjistrim Civil.
Ai kishte qenë i arrestuar edhe më herët dhe në dhjetorin e 2023 i ishte ngritur aktakuzë.
Kjo pasi dyshohet se i kishte dhënë disa dokumente në mënyrë joligjore për një person nga Shqipëria, i kërkuar nga INTERPOL-i për drogë.