Raportohet se një 19 vjeçar nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci
Raportohet se një 19-vjeçar nga Kosova është ther me thikë për vdekje të mërkurën mbrëma në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Siç raporton mediumi serb “Blic”, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, në fshatin Batrovc.
Më tej, thuhet se 19-vjeçari nga Kosova ishte me një shok të tij gjatë kohës kur u sulmuan nga një grup emigrantësh.
Raportimet e para janë se grupi që theri me thikë dyshohet të jetë nga Afganistani.
Në ndërkohë, policia ka thënë se është duke punuar për zbardhjen e rastit.