Raportohet se KQZ nuk ka certifikuar Listën Serbe për të garuar në zgjedhje - NACIONALE

Raportohet se KQZ nuk ka certifikuar Listën Serbe për të garuar në zgjedhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe nuk ka arritur të certifikohet në Komisionin Qendror Zgjedhor, ka raportuar Ekonomia Online – ndërsa shkaku për këtë u raportua të kenë qenë thirrjet nacionalist të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.

EO raportoi se dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi shprehën kundërshtimin për certifikimin e Listës Serbe, ndërsa shqetësimet e njëjta kanë pasur edhe të opozitës.

Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’”.

“Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, u shpreh Kurteshi, teksa lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet Allek me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme