Raportohet se gjatë gërmimeve në Zubin Potok është gjetur municion
Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, prej disa ditësh po zhvillohen gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore.
Gjatë punimeve në këtë lokacion, sipas RTK-së, është gjetur municion që dyshohet se daton nga periudha e luftës.
Gërmimet në këtë zonë kanë nisur gjatë kësaj jave, pasi dyshohet se aty mund të gjenden mbetje mortore të grupit të njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”.
Ky grup përbëhet nga 23 persona të raportuar të zhdukur që nga viti 1999.