Raportohet se është vrarë mercenari Gorshkov, që kishte luftuar në anën e serbëve edhe në Kosovë
Mercenari rus Yegor Gorshkov është vrarë në Kherson të Ukrainës.
Ai raportohet se ka qenë i angazhuar si mercenar edhe në anën e ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998 dhe 1999.
Lajmi për vrasjen e tij po qarkullon në mediat online.
Јуче је у Херсону погинуо Јегор Горшковм ( Волга), који се својевремено, раме уз раме, заједно са нашим момцима , као добровољац борио на Косову и Метохији против терориста из УЧК и НАТО-а.
— Богдан Зимоњић (@bogdan_zimonjic) September 30, 2022
Царство небеско.. ☦️ pic.twitter.com/vqnGBJFwed
“Në Kherson u vra Yegor Gorshkov i cili dikur krah për krah bashkë me djemtë tanë, luftoi si vullnetar në Kosovë,” – thuhet në raportimin për vdekjen e tij.
Z. Gorshkov nuk është i vetmi mercenar rus i vrarë në Ukrainë.
Duhet kujtuar se në mesin e forcave ruse ka edhe shumë mercenarë serbë që po provojnë të ndihmojnë palën ruse në luftime.