Raportohet se është djegur vetura e një polici serb në Leposaviq që ishte rrahur tri ditë më parë
"KosovaPress" raporton se një automjet me targa “KM” është djegur sot në orët e para të mëngjesit (04:00) në një vend të quajtur Kajkovo të komunës së Leposaviqit.
Sipas burimeve të këtij mediumi, pronari i automjetit është “rreshteri i Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb me inicialet D.N.”
Ky person raportohet se ishte rrahur nga persona të panjohur në Leposaviq tri ditë më parë.
Për momentin, nuk dihet motivi i rrahjes dhe i djegies së veturës.