Raportohet se Ambasadori Kapiti paguan 4230 euro në muaj për banesë në Londër, MPJD ia aprovon kundërligjshëm (DOKUMENT)
Jeton në Londër bashkë me familje. Ka edhe nënshtetësi angleze.
Por, kjo duket të mos e ketë penguar ambasadorin kosovar në Britaninë e Madhe që të paguajë hiç më pak se 4 mijë euro në muaj për një banesë.
Bazuar në disa dokumente të siguruara nga Demokracia.com, Kapiti paguan më shumë sesa limiti i lejtuar, e që është 2400 euro për qira mujore.
Sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi, qiraja e lejuar për ambasadorin në Mbretërinë e Bashkuar është 2400 euro, ndërsa sipas mediumit në fjalë, kërkesa i ishte aprovuar Kapitit në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, me kosto shtesë prej 1829 eurosh më shumë se që lejohet, apo rreth 80 për qind mbi vlerën e lejuar, e cila si shkelje përbën edhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndërsa, nëse llogaritet mandati 4-vjeçar i ambasadorit Kapiti, atëherë kemi të bëjmë me dëmtim të buxhetit prej rreth 90 mijë euro.
Hulumtimi i plotë KËTU
