Raportohet për tre të vrarë nga një sulm rus me bombë në Sumy të Ukrainës - NACIONALE

Raportohet për tre të vrarë nga një sulm rus me bombë në Sumy të Ukrainës

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një sulm masiv rus me bomba në qendër të qytetit Sumy të Ukrainës la të vrarë të paktën tre njerëz të premten dhe disa të tjerë pësuan lëndime, përfshirë disa fëmijë, tha guvernatori rajonal, Oleh Hryhorov.

Edhe zona të tjera në rajonin Sumy dhe në juglindje të Ukrainës, më afër vijave të frontit, u ballafaquan me sulme ruse dhe gjithsej u vranë gjashtë njerëz, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Guvernatori tha se të lënduarit po transportoheshin në spitale, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar në gjendje serioze.

Rajoni Sumy, që është pothuajse vazhdimisht i sulmuar nga forcat ruse, ndodhet në kufirin me Rusinë. Moska në muaj e fundit është munduar që të zgjerojë një zonë neutrale në rajon.

Lajme të ngjashme