Raportohet për rritje të numrit të protestuesve antiqeveritarë të vrarë në Iran
Agjencia e Lajmeve “Aktivisti për të Drejtat e Njeriut” me bazë në Shtetet e Bashkuara raporton se të paktën 48 protestues dhe 14 pjesëtarë të personelit të sigurisë janë vrarë në Iran që nga dita e fillimit të tyre më 28 dhjetor.
Një organizatë joqeveritare me seli në Norvegji, Të Drejtat e Njeriut në Iran, raporton për të paktën 51 protestues të vrarë, përfshirë nëntë fëmijë, sipas televizionit BBC.
Shumicës së mediave ndërkombëtare, përfshirë televizionin public britanik, nuk u lejohet raportimi nga territori i Iranit, që do të thotë se rrjetet sociale nevojiten për t’i vërtetuar viktimat.
Megjithatë, internet është ndërprerë pothuajse tërësisht nga mbrëmja e së enjtes.
Shërbimi i BBC-së në gjuhën perse deri më tani i ka konfirmuar vdekjen dhe identitetin e 22 personave.
Autoritetet iraniane deri më tani e kanë konfirmuar vdekjen e gjashtë pjesëtarëve të personelit të sigurisë.