Raportohet për pesë të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, përfshirë në oficer policor të Hamasit - NACIONALE

Raportohet për pesë të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, përfshirë në oficer policor të Hamasit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza thanë se sulmet izraelite të martën lanë pesë njerëz të vrarë e disa të tjerë të plagosur në pjesë të ndryshme të enklavës.

“Pesë njerëz janë vrarë nga mëngjesi në sulmet e pushtuesit ndaj Rripit të Gazës” – tha Agjencia e Mbrojtjes Civile, e cila është e lidhur me Hamasin, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Spitali “Al-Ahli” në qytetin Gaza raportoi se kishte pranuar “tre të vdekur dhe një numër të të plagosurve pas një sulmi izraelit me dron në lagjen Zeitoun, në pjesën juglindore të qytetit Gaza.”

Dy persona të tjerë u vranë dhe më shumë se dhjetë u plagosën në sulme të ndryshme të forcave izraelite në pjesë të tjera të enklaës, thanë spitalet dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Sipas një burimi të sigurisë, njëri nga ta ishte oficer policor i Hamasit.

Lajme të ngjashme