Raportohet një kontratë e Kurtit: u pagua me para të shtetit lobisti i afërt me Trumpin - NACIONALE

Raportohet një kontratë e Kurtit: u pagua me para të shtetit lobisti i afërt me Trumpin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, duket se e ka angazhuar lobistin e njohur, Roy Bailey. Kryeministri Kurti këtë zyrtar raportohet se e ka përzgjedhur për ta përmirësuar perceptimin për Kosovën te zyrtarët amerikanë si dhe të caktojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Kjo kontratë është lidhur më 21 shtator, raporton Paparaci.

Roy Bailey është i afërt me ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Ai ka shërbyer si bashkë-kryetar i Komitetit të Financave të Fushatës Presidenciale të ish-presidentit Donald Trump dhe do të lëbojë për caktimin e takimeve të qeveritarëve të Kosovës me zyrtarë të kongresit amerikan.

Kontrata, e cila është publikuar në Departamentin e Drejtësisë të ShBA-së më 21 shtator, nuk e specifikon shifrën me të cilën do të paguhet lobisti Bailey nga Qeveria e Kosovës. Një kontratë e tillë nuk është publikuar nga institucionet e Kosovës, të cilat e kanë mbajtur sekrete marrëveshjen.

Kontrata me të cilën Qeveria e ka punësuar lobistin Bailey do të skadojë më 31 korrik 2023. Në kontratë figurojnë nënshkrimet e Albin Kurtit, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës dhe Roy Bailey-t, në cilësinë e drejtorit të kompanisë lobuese, “Bailey Strategic Adivsory”.

Lajme të ngjashme