Raportimi i Nacionales për "matrikulimin e votuesve", kryetari i KQZ-së ka mbajtur takim urgjent
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimit të lajmit në gazetën Nacionale se Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka rekomanduar KQZ-së ta heq “matrikulimin e votuesve”.
Burimet brenda KQZ-së i kanë thënë gazetës, se pas mbledhjes zyrtare të KQZ-së, e cila është manjtur sot në ora 13:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thirrur një takim urgjent në zyrën e tij.
I njëjti burim ka treguar se çka është diskutuar në këtë takim.
"Pas këshillës ligjore jemi mbledhur dhe kemi diskutuar si do të veprojmë. Ditëve në vazhdim do të kemi vendim", ka thënë burimi i gazetës.