Raportimet për rrëzimin e presidentes Osmani, deputeti i VV-së e krahason me rrëzimin e Kurtit në pandemi - NACIONALE

Raportimet për rrëzimin e presidentes Osmani, deputeti i VV-së e krahason me rrëzimin e Kurtit në pandemi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Rexha, deputet i VV-së ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon presidenten Vjosa Osmani, do të “përsëritet historia”.

I ftuar në DPT të Fidani, në T7, Rexha ka thënë se nuk asgjë zyrtare në lidhje me këtë, dhe se nuk e beson se ka diçka të vërtetë.

“Nuk kam diçka zyrtare madje nuk besoj se mund të ketë diçka të vërtetë në të. Nëse më kujtohet atëherë, realisht ka qenë vendim KQZ kryesisht tek votat që Lista Srpska ka hedhur tek minoritetet tjera,”- është shprehur Rexha.

Më pas ai ka shtuar se nuk është çështja te ankesa e ish-deputetit të minoriteteve Veton Berisha, por te disa deputetë.

“Nuk është çështja tek zotëri Berisha por tek disa deputetë, me sa kujtoj sepse më zure të papërgatitur, atëherë Lista Srpska pati ndarë në vendet ku është shumicë tek disa deputetë tek të cilët do të ushtronin ndikim. Atëherë KQZ pati vendos se forma e votimit ka qenë jolegjitime,”- ka shtuar më tej ai.

Ndër të tjera, deputet Rexha ka thënë se është e pakuptimtë që të duhen dy vite për të marrë një vendim të tillë, si dhe e ka krahasur çështjen me kohën e rrëzimit të VV-së gjatë pandemisë.

“Unë nuk mund të konkludoj për paragjykime pa pasur vendim. Por nëse mund të jetë i tillë, një vendim, mendoj se përsëritet rasti kur VV-në në formë jolegjitime në kohë të pandemisë e patën rrëzuar. Kanë kaluar dy vjet të qeverisjes dhe ish-deputeti në fjalë e pati bërë ankesën qysh në fillim. Tani po u dashkan dy vite të vendoset, kjo më fut në disa tema të cialt realisht nuk janë të përshtatshme për idenë që Gjykata Kushtetuese të vendosë për diçka që ka mundur të jetë jolegjitime,”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme