Raporti i Progresit: Kosova në fazë të hershme në arsim, ka një farë progresi - NACIONALE

Raporti i Progresit: Kosova në fazë të hershme në arsim, ka një farë progresi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raport i Progresit për Kosovës tashmë është publikuar. Si gjithnjë, në sektorin e arsimit gjetjet janë pak a shumë të ngjashme nga viti i kaluar.

Edhe në raportin e vitit 2022, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian vlerëson se Kosova ka pasur “një farë progresi”, megjithatë është në fazën të hershme të përgatitjes në fushën e arsimit dhe kulturës.

Kosova është në një fazë të hershme të përgatitjes në fushën e arsimit dhe kulturës. Ndërsa ka pasur një farë progresi, cilësia e arsimit duhet të përmirësohet dhe legjislacion qëndror/kryesor (duke përfshirë në arsimin parafillor, arsimin e lartë dhe agjencinë e akredimit), duhet të miratohet nga Kuvendi. Pandemia COVID-19 ka kufizuar më tej cilësinë në mësimdhënie në të gjitha nivelet e arsimit”, shkruan në raport.

Tutje, në raport theksohet se rekomandimet e kalaura janë zbatuar pjesërisht, duke dhënë disa rekomandime të reja.

Zbatimi në mënyrë sistematike i mekanizmave të sigurisë së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, posaçërisht në arsimin parauniversitar dhe profesional; në fushën e arsimit të lartë vazhdimi i programeve të monitorimit pas akredimit”, rekomandon KE.

Lajme të ngjashme